Napoli komandon Seria A, ndërsa trajneri Luciano Spalleti është zgjedhur edhe “Trajneri i muajit” për shkurtin.
Atij do t’i dorëzohet titulli përpara superndeshjes së të dielës kundër Milanit ku pritet të luhet edhe një pjesë e fatit për titullin kampion.
“Napoli është kthyer i pari në renditje falë një muaji pa humbje dhe Luciano Spalletti fiton, për herë të dytë këtë sezon, çmimin Trajneri i Muajit. Nën drejtimin e trajnerit toskan, të kaltrit po zhvillojnë një sezon vazhdimisht në krye të Serie A, duke u konfirmuar gjithnjë e më shumë si mbrojtja më e mirë e kampionatit.
Fitorja e minutës së fundit ndaj Lazios është shenjë e qartë e një skuadre që ka fituar personalitetin dhe mentalitetin fitues të Spallettit dhe beson te objektivat më prestigjioze”. deklaroi Luigi De Siervo, CEO i Lega Serie A./ h.ll/albeu.com
Un mese da incorniciare! ?
Luciano Spalletti è il February #SerieATIM? Coach of the Month! ?@sscnapoli #WeAreCalcio— Lega Serie A (@SerieA) March 4, 2022