Zyrtari i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Dr. Mike Ryan ka theksuar se luftimet në Ukrainë do të sjellin edhe rritje të personave të infektuar me Covid.
Komentet zyrtari i bëri gjatë një konference për mediat këtë të mërkurë, ku theksoi se kushtet në terren në Ukrainë do ta bëjnë më të lehtë përhapjen e Covid-19.
“Sa herë që ju prishni shoqërinë si kjo dhe vendosni fjalë për fjalë miliona njerëz në lëvizje, atëherë sëmundjet infektive do ta shfrytëzojnë atë. Njerëzit janë grumbulluar së bashku, janë të stresuar, nuk hanë, nuk po flenë siç duhet. Ata janë shumë të ndjeshëm ndaj ndikimeve, para së gjithash duke u infektuar vetë. Dhe ka shumë më shumë gjasa që sëmundja të përhapet”, tha ai.
Ndërkohë që Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se organizata është “thellësisht e shqetësuar” për raportet që ka marrë në lidhje me sulmet ndaj objekteve të kujdesit shëndetësor dhe punëtorëve.
“Ne kemi marrë disa raporte të pakonfirmuara për sulme në spitale dhe infrastrukturën shëndetësore, dhe një incident të konfirmuar javën e kaluar, në të cilin një spital u sulmua me armë të rënda, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur 10, përfshirë gjashtë punonjës shëndetësorë. Aktualisht jemi në proces verifikimi të disa incidenteve të tjera”, u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyesus./albeu.com/