Zelensky thirrje Rusisë para bisedimeve: Ndaloni bombardimet, kërkesa urgjente për NATO-n

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Rusisë të ndalojë bombardimet e qyteteve të Ukrainës përpara se të fillojnë bisedimet kuptimplota për një armëpushim.

Duke folur në një intervistë në një kompleks qeveritar të mbrojtur fort, Zelenskiy u kërkoi anëtarëve të NATO-s të vendosin një zonë ndalim-fluturimi për të ndaluar forcën ajrore ruse.

Ai këmbënguli se një zonë ndalim-fluturimi do të ishte një masë parandaluese dhe nuk synonte të tërhiqte aleancën e NATO-s në luftë me Rusinë.


Shtuar 1.03.2022 17:28