Veç Kievit, një tjetër qytet është me po aq interes për Rusinë.
Qyteti jugor i Ukrainës, Mariupol, është një qendër që rusët e duan me patjetër ta kenë nën kontrollin e tyre.
Kanë qenë me mijëra trupa ruse që janë përpjekur gjatë kësaj jave të luftës për marrjen e kontrollit të qytetit.
Forcat ruse, të cilat kanë bombarduar rëndë qytetin port me rreth 500,000 banorë, tani kanë ndërprerë energjinë elektrike për qytetin. Udhëheqësi separatist me bazë në Donetsk, Denis Pushilin, ka thënë se ushtarët e tij po përpiqen të rrethojnë qytetin.
Beteja është ndezur në Mariupol, sepse qyteti ndodhet në pozicionin strategjik kyç në Detin Azov, që ndan forcat ruse në gadishullin e aneksuar të Krimesë dhe trupat separatiste të mbështetura nga Moska në Ukrainën lindore, shkruan BBC.
Rusia është përpjekur të angazhohet në zbarkime të dyfishta të trupave në rajon për ditë me radhë. Nëse Moska pushton Mariupolin, atëherë Putin mund të krijojë një urë tokësore midis forcave të saj në Ukrainën juglindore dhe Krimesë.
Megjithatë më e rëndësishmja është se qyteti është gjithashtu një port i madh. Anijet eksportojnë në këtë qytet grurë në të gjithë botën. Imagjinoni se çfarë përfitimesh do të kishte Rusia nëse do të pushtonte qytetin “thesar” të Ukrainës./albeu.com/