Një nga personat që mori sot formularin nga OFL është Gëzim Çela.
Ky fundit është një emër shumë i njohur për policinë pasi ndryshe nihet edhe si “bosi i trafikut të drogës”.
Çela akuzohet për trafik ndërkombëtar kokaine dhe gjatë një operacioni policor në 2014, në shtëpinë e Gezim Çelës në Fushë Kuqe të Mamurrasit, u gjetën 18 kiliogramë heroinë, 150 kilogramë kanabis sativa. Si dhe u sekuestruan 9 armë, 3 snajpera, granata dhe makina të blinduara.
Ai ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia dhe Shqipëria për të njëjtat akuza.
Kur mbërrinte në Shqipëri mësohet se droga dërgohej në shtëpinë e Gëzim Çelës, në Fushe Kuqe. Nga ku kishte si destinacion final vendet e Perëndimit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e Çelës, policia ka mundur të sekuestrojë 20 bidona açeton dhe 500 litra perzierës. Çela e kishte shndërruar vilën e familjes në laborator për përzierjen e drogës. Çela u shpall në kërkim si kreu i këtij rrjeti të trafikut të drogës.
Për Çelën ekziston një dënim nga gjykatat italiane me 11 vite burg dhe 150 mijë euro gjobë, për trafik droge.
Para 1997-ës, Çela ka qenë oficer i Forcave Speciale.