Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka njoftuar se sot pritet të hyjnë në fuqi masat e reja.
Sipas kësaj shoqate, do të hiqet ora policore dhe do të ketë lirim të masave në gastronomi.
“Pas konsultimeve me Ministrinë e Shëndetësisë, janë dhënë propozimet për lirimin e masave në gastronomi dhe heqja e orës policore të cilat pritet të hyjnë në fuqi.
Nga kjo javë përfaqësuesit e SHGK-së dhe të Ministrisë së Shëndetësisë jemi duke shqyrtuar bashkarisht që të mundësojmë sa më shpejtë hapjen e Klubeve të Natës dhe lejimin e organizimit të ahengjeve”, thuhet në njoftimin e tyre.