Edhe në zgjedhjet e 25 Prillit duket se do të marrin pjesë kandidatë të dënuar më parë nga drejtësia shqiptare dhe jo vetëm.
Artur Baku kandidat për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në përfundim të verifikimit të KQZ-së, rezulton se është arrestuar në 2015 për “Shpërdorim detyre”.
Sipas verifikimeve të KQZ-së, rezulton se Artur Baku ka ndërruar emrin nga Afrim në Artur, ndërsa nuk rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerje të ndonjë vepre penale nga autoritetet gjyqësore shqiptare.
Baku rezulton i arrestuar në datën 23.11.2015 për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” gjatë kohës kur ka qenë drejtor i pyjores në Fushë-Krujë dhe masa e marrë ndaj tij ishte “Arrest shtëpie”.