Në Bjellorusi po bisedohet për paqe, Ukraina vazhdon të bombardohet (VIDEO)

Momente dramatike në Kharkov, i cili është nën rrethim, si dhe në Kiev, pasi një shpërthim i ri me bombë pranë qytetit verior të Kharkiv ka vrarë të paktën 12 persona dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë, thonë zyrtarët.

Pamjet që po dalin tregojnë intensitetin e bombardimeve, ku në videot që qarkullojnë në rrjetet sociale janë regjistruar zjarre dhe shpërthime.

Anton Herashchenko, një këshilltar i ministrit të brendshëm të Kievit, shkroi në Facebook se trupat e Moskës kishin bombarduar zonat e banuara me raketa Grad, duke thënë: “Dhjetëra janë vrarë dhe qindra të plagosur!

“E gjithë bota duhet ta shohë këtë tmerr! Vdekje pushtuesit!”

Në këtë fazë nuk është e mundur të thuhet saktësisht se sa civilë janë vrarë deri më tani. Shefja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, tha më herët sot se të paktën 102 civilë ishin vrarë, ndërsa 304 të tjerë u plagosën.

“Shumica e këtyre civilëve u vranë nga armë shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, dhe sulmet ajrore. Shifrat reale, kam frikë, janë shumë më të larta,” tha Bachlet.


Shtuar 28.02.2022 13:31