Nisin bisedimet e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë

Në ditën e pestë pas hyrjes së forcave ruse në Ukrainë, delegacionet nga të dy vendet kanë nisur bisedimet që synojnë t’i japin fund luftës.

Zyra e presidentit ukrainas thotë se dëshiron një armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse.

Ndërkohë, Moska dëshiron të arrijë një marrëveshje që ishte në interes të të dyja palëve, sipas negociatorit rus, Vladimir Medinsky, shkruan BBC.

Përpara fillimit të takimit, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u bëri thirrje trupave ruse që të linin armët dhe bëri thirrje që BE t’i japë Ukrainës anëtarësimin në bllok.


Shtuar 28.02.2022 12:10