Modric: Lërini marrëzitë, njerëz të pafajshëm po vdesin, ne duam paqe

Luka Modric ka dërguar një mesazh kundër luftës në Ukrainë, përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Twitter.

Mesfushori kroat i Real Madridit bëri thirrje që t’i jepet fund marrëzive që vrasin njerëz të pafajshëm, ndërsa kërkoi paqe.

Postimi i Luka Modric:

“Jam rritur në kohë lufte dhe kjo është diçka që nuk ia dëshiroj askujt. Ne duhet të ndalojmë marrëzitë që vrasin njerëz të pafajshëm. Ne duam paqe”.


Shtuar 27.02.2022 17:22