Komisioneri i BE: Bashkimi Evropian duhet të përgatitet për miliona refugjatë ukrainas

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson tha të dielën se BE-ja duhet të përgatitet për miliona ardhjet e refugjatëve ukrainas.

“Është shumë e vështirë të merret me mend se sa, por unë mendoj se ne duhet të jemi të përgatitur për miliona,” tha Johansson.

Ajo shtoi se deri më tani “rreth 300,000 ukrainas kanë ardhur në vendet anëtare të BE-së”.

Ministrat e Brendshëm nga e gjithë BE-ja po takohen në Bruksel për të diskutuar pasojat nga kriza në Ukrainë.

Johansson tha se ajo do të lançojë një platformë solidariteti për të koordinuar llojet e ndryshme të mbështetjes që do të kenë nevojë shtetet anëtare dhe për ukrainasit që po ikin nga Ukraina. /albeu.com


Shtuar 27.02.2022 17:26