Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar prokurorisë verifikim për kandidatin e Sali Berishës për kryebashkiak të Lushnjes, Elton Bano.
Kujtojmë se Partia Demokratike depozitoi pak ditë më parë në KQZ kërkesën për verifikim. Sipas selisë blu, Bano ka fshehur dënimin për vjedhje në Angli. Sakaq, vetë Bano i ka mohuar këto akuza.
Ai tha se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar në asnjë shtet ku ka qëndruar ndërsa në Angli ka jetuar si emigrant me leje qëndrimi që i lejonte të vinte dhe shkonte nga Shqipëria deri në vitin 2010.