Rënie e lehtë e viktimave dhe rasteve të reja nga COVID-19 në Itali

Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 26.062 raste të reja, 762 më pak krahasuar me një ditë më parë në Itali.

Po ashtu, ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shënuar 317 viktima nga virusi. Ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 101.881 të vdekur. Të shëruar në 24 orët e fundit ishin 14.970. Në të gjithë spitalet e territorit Italian, ka 2.982 persona në njësinë e kujdesit intensive.

Sa i përket rajoneve, Lombardia është ajo që ka regjistruar më së shumti raste gjatë 24 orëve të fundit, 5809, pasuar nga Emilia-Romagna 2.950., Campania 2.940., Veneto 2.682., Pinemonte 2.159., Lazio 1.998., Puglia 1.700., Toskana 1.326., dhe Marche 1.000.

Vlen për t’u përmendur se fundjavën e Pashkëve, 3-5 prill, i gjithë territori i vendit do të shpallet “zonë e kuqe”, ku lëvizja e njerëzve do të lejohet vetëm për nevoja të veçanta.


Shtuar 13.03.2021 23:31