Shtëpia e Bardhë: SHBA do të sanksionojë Vladimir Putin dhe Sergei Lavrov

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar planet e SHBA-së për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian në sanksionimin e Presidentit rus Vladimir Putin dhe Ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov.

Duke folur me gazetarët në konferencën e përditshme të premten, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se SHBA, “në përputhje me vendimin e aleatëve tanë evropianë, do të sanksionojë Putinin, Lavrovin dhe anëtarët e tjerë të ekipit rus të sigurisë kombëtare”.

Ndërsa sanksionet e BE ndaj Putinit dhe Lavrov do të sjellin një ngrirje të aseteve, jo një ndalim udhëtimi, zonja Psaki u thotë gazetarëve se masat e SHBA do të përfshijnë të dyja këto.

Psaki thotë se detaje më specifike mbi sanksionet do të publikohen më vonë sot./albeu.com


Shtuar 25.02.2022 21:58