Teksa mëngjesin e sotëm kanë nisur bombardimet ruse mbi territoret e Ukrainës, deputeti demokrat Tritan Shehu ka kërkuar në Kuvend që të ndryshojë rendi i ditës i seancës plenare.
Sipas tij, vëmendja duhet të kthehet nga kërcënimi rus, duke shtuar se duhet të hartoet një rezolutë.
Shehu shton gjithashtu se vendi ynë është në listën e vendeve të rrezikuara nga agresioni rus.
Kujtojmë se sulmi rus në Ukrainë nuk po ndalet vetëm te ushtarët ukrainas, por po sulmohen edhe civilët./albeu.com/