Milan ndaj Udineses do të bëjë ulje drastike të biletave

Biletat 1 euro në njëmbëdhjetë sektorë të Meazza. 

Kjo është nisma që Milani po promovon në funksion të Milan-Udinese, për të tentuar të mbushë stadiumin edhe në një ndeshje mjaft të komplikuar nga pikëpamja e orarit.

Ndeshja, në fakt, është planifikuar të premten në orën 18:45. Rikthimi i kapacitetit në 75% teorikisht do të lejonte 56.904 spektatorë në Meazza, për t’iu afruar sa më shumë këtij pragu, klubi në via Aldo Rossi ka nisur “Promo Friends”.

Praktikisht, ata që blejnë një biletë të plotë, ose një biletë nën 30 ose mbi 60 vjeç, kanë të drejtë të kenë deri në 3 bileta shtesë, me çmimin 1 euro secila. 

Biletat fillojnë nga 12 euro, nën 16 vjeç nga 9 euro nëse shoqërohet nga një i rritur. .

Nën 30 vjeç nga 9 euro dhe mbi 60 vjeç mund të blejnë një kupon duke filluar nga 19 euro, gjithmonë në sektorë të caktuar./ h.ll/albeu.com


Shtuar 22.02.2022 13:02