Kosova ka regjistruar dy viktima dhe 183 raste të reja me koronavirus, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë (MSH) më 20 shkurt.
Rastet e reja dolën pas testimit të 2,787 mostrave. Sipas kësaj shifre, i bie që 6.56 për qind e të testuarve kanë rezultuar me sëmundjen COVID-19.
Në 24 orët paraprake, sipas MSH-së, janë shëruar edhe 713 pacientë.
Raste aktive janë 4,541.
Sa i përket vaksinimit, autoritetet shëndetësore kanë administruar edhe 579 doza të vaksinës.
Deri më tani, në total janë administruar 1,807,323 milion doza të vaksinës kundër koronavirusit.