Nagavci: Takimi i Krasniqit me bashkëshorten në Prishtinë dha pamje të rënda, themelimi i Gjykatës Speciale mbetet gabim

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, foli në Kuvendin e Kosovës për kthimin e Jakup Krasniqit në Prishtinë, pas gjashtë vjetëve qëndrim në Hagë dhe pas dënimit që dha Gjykata Speciale.

Në diskutimin e saj jashtë rendit të ditës, Nagavci u përqendrua te vizita e Krasniqit në banesën e tij, gjatë së cilës ai takoi bashkëshorten, shëndeti i së cilës sipas saj është rënduar.

Të lidhura

None found

Ajo i cilësoi pamjet nga ky takim si shumë të rënda për t’u parë. Sipas Nagavcit, pas gjashtë vjetësh në Hagë, Krasniqi u rikthye në Kosovë për të parë gruan e tij, e cila ndodhet në një gjendje të rënduar shëndetësore. Takimi u realizua nën masa të forta sigurie dhe mbikëqyrje nga Gjykata Speciale. Këto pamje, theksoi ajo, përkujtojnë se pas çdo procesi gjyqësor ka njerëz dhe familje që presin dhe e ndjejnë çdo ditë mungesën e të dashurve të tyre.

Më tej, Nagavci ripohoi kundërshtimin e LVV-së ndaj Gjykatës Speciale, duke e quajtur votimin në Kuvend për themelimin e saj një gabim.

Ajo e vlerësoi si të padrejtë aktgjykimin ndaj Krasniqit dhe shprehu shqetësime për ndikimin që ky proces mund të ketë në mënyrën se si dokumentohet historia e luftës së Kosovës.

Nagavci shtoi se vendimet politike nuk mbeten vetëm në dokumente e procesverbale, por dalin nga salla e Kuvendit dhe prekin drejtpërdrejt jetët e njerëzve dhe të ardhmen e vendit. Ajo e cilësoi Krasniqin si një nga figurat më të rëndësishme politike të Kosovës, i cili ishte pjesë e rezistencës kundër regjimit serb, kaloi në burgjet e atij regjimi dhe gjatë luftës shërbeu si zëdhënës i UÇK-së dhe përfaqësues politik i saj.

Në fjalën e saj, Nagavci tha se Gjykata Speciale, e krijuar me votën e Kuvendit, e dënoi Krasniqin dhe se LVV e konsideron këtë vendim të padrejtë. Ajo shfaqi gjithashtu shqetësime serioze për mënyrën se si mund të interpretohet ky proces në dokumentimin e historisë së luftës së Kosovës.


kumar siteleriBursa Escortkumar sitelericasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiscasibomgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabetGrandpashabet giriş