Protesta e studentëve para Rektoratit pas emailit të rektorit që u cilësua kërcënim

Studentët e Universitetit të Prishtinës u mblodhën më 19 nëntor 2026 para Rektoratit për të shprehur kundërshtinë ndaj një emaili të dërguar nga rektori Arben Hajrullahu, të cilin studentët e cilësojnë kërcënues.

Kjo protestë erdhi pas bojkotit të mësimit në Fakultetin e Mjekësisë lidhur me evidentimin përmes QR Code. Në email, rektori Hajrullahu paralajmëroi se studentët që bojkotuan mësimin rrezikojnë përsëritjen e vitit të studimit apo humbjen e statusit të studentit, ndërsa për stafin akademik që nuk zhvillon mësim për shkak të bojkotit, paralajmëroi masa deri në shkëputje të kontratës.

Të lidhura

None found

Parlamenti Studentor dhe përfaqësuesit e studentëve e quajtën këtë email një kërcënim dhe tejkalim të komunikimit institucional.

Kryetari i Parlamentit Studentor, Flon Kastrati, theksoi se dialogu me rektorin nuk mund të zhvillohet pa tërheqjen e deklaratave dhe pa kërkimfalje.

“Dialogu nuk mund të bëhet pa e tërhequr fjalën dhe pa kërkuar falje. Kjo është pika jonë e parë. Nuk mund të lejojmë që problemet me të cilat përballen studentët brenda njësive akademike të mbeten vetëm probleme të atyre njësive akademike. Mbi të gjitha nuk mund të qëndrojmë duarkryq kur kolegët tanë, mantelbardhët e ardhshëm, kërcënohen me ndërprerje të studimeve. Mesazhi i rektorit synonte të frikësonte një njësi akademike, por zgjoi 13 të tjera”, ka deklaruar Kastrati.

Sipas tij, pakënaqësitë e studentëve nuk kanë lindur me emailin e fundit, por janë grumbulluar me vite për shkak të keqmenaxhimit në zbatimin e rregulloreve dhe marrëveshjeve të pazbatuara.

“Email-i i djeshëm nuk ishte arsyeja e vetme e mobilizimit tonë, as deklarata e tij e vonshme dhe e cekët në të cilën nuk kërkoi falje dhe nuk u tërhoq nga qëndrimet e tij. Këtu pakënaqësitë e studentëve nuk kanë lindur dje, por ato janë grumbulluar me vite nga keqmenaxhimi i zbatimit të rregulloreve, nga marrëveshjet e pa mbajtura, nga vendimet që krijojnë pasiguri akademike dhe nga një qasje që nuk i ka hije një drejtuesi prej universitetit më prestigjioz në hapësirën shqiptare”, ka thënë Kastrati.


kumar siteleriBursa Escortkumar sitelericasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiscasibomgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabetGrandpashabet giriş