Atentati ndaj Lulzim Mashës, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin

Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar që qëlloi në drejtim të pronarit të shkollës “Wilson”, Lulëzim Masha, në datën 18 janar në afërsi të Liqenit të Thatë në kryeqytet.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë kryer disa kontrolle por ai nuk është gjetur. Identifikimi i tij u bë në sajë të disa kamerave sigurie, por edhe të dëshmisë së vetë biznesmenit.

Lulëzim Masha u rimor sërish në pyetje dhe bashkëpunoi me grupin hetimor. Ai ka treguar me detaje kërcënimet që ka pasur.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për konflikte banale./albeu.com