Përfshihet nga flakët banesa, shkrumbohet makina dhe një magazinë

Një banesë është përfshirë nga flakët në orën 3 :30 të mëngjesit të kësaj të djele në fshatin Kuqar të bashkisë Patos.

Mësohet se zjarri ka rënë në banesën e zotit Irfan Rrapaj, ku ka shkaktuar vetëm dëme të shumta materiale.

Janë shkrumbuar totalisht 1 makinë dhe magazina, me dru dhe pajisje shtëpiake dhe shpendët pula dhe zogj. Familjarët kanë arritur që të dalin në kohë nga banesa, ndërsa dyshimet janë se ngjarja të ketë qenë e qëllimshme.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 04:30, në fshatin Kuqar, Patos, pranë banesës së shtetasit I. Rr., ka rënë zjarr dhe është djegur depoja ku mbante sende pune shtëpiake dhe makina e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe shkakun e rënies së zjárrit.


Shtuar 31.05.2020 07:59