Meta dhe Kryemadhi urojnë Pavarësinë e Kosovës: 17 shkurti është ditë gëzimi për mbarë kombin shqiptar

Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka uruar Kosovën me rastin e e 14-vjetorit të Pavarësisë së saj.

Meta shprehet se Shqipëria dhe Kosova do të jenë gjithmonë krahë njëra –tjetrës.

Gjithashtu edhe Monika Kryemadhi ka uruar Kosovën duke shkruajtur se 17 shkurti është ditë gëzimi për mbarë kombin shqiptar.

Postimi i ploti i Presidentit:

GËZUAR KOSOVË E DASHUR!

Mirënjohje përjetë Heronjve, Dëshmorëve, luftëtarëve dhe etërve të Pavarësisë së Kosovës!

??❤️?? gjithmonë krah njëra-tjetrës!

Postimi  i plotë i Kryemadhit:

17 shkurti është ditë gëzimi për mbarë kombin shqiptar! Gëzuar ditën e pavarësisë Kosovë! /albeu.com


Shtuar 17.02.2022 08:51