Nga SHBA, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nëse mbahet konferenca e parë ndërqeveritare edhe pas presidencës franceze, do ndahemi nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
“Nëse edhe pas presidencës franceze nuk do realizohet hapja e konferencës, është pakuptim që ne të presim në pafundësi që Bullgaria të lirojë pengun e vet. Kjo mund të vazhdojë pa fund dhe është e padrejtë për Shqipërinë që i ka kryer të gjitha detyrat tashmë”, tha Rama.