Qeveria belge ka marrë vendimin për punonjësit, të cilët do të mund t’i zgjedhin vetë ditët kur duan të punojnë.
Kjo vjen pas një sërë reformash të tregut të punës, të shpallura këtë të martë, ku të gjithë ata persona të cilët janë në marrëdhënie pune do të kenë të drejtë që të zgjedhin një javë katërditore për të punuar.
Paketa e reformës e rënë dakord nga qeveria e koalicionit shumëpartiak të vendit, do t’u japë gjithashtu punëtorëve të drejtën të fikin pajisjet e punës dhe të injorojnë mesazhet në lidhje me punën pas orëve të përfunduara, pa frikë nga mbikqyrësit e tyre.
“Ne kemi përjetuar dy vite të vështira. Me këtë marrëveshje, ne vendosëm një fener për një ekonomi që është më inovative, e qëndrueshme dhe dixhitale. Qëllimi është të jemi në gjendje t’i bëjmë njerëzit dhe bizneset më të fortë,” tha kryeministri belg Alexander de Croo, gjatë një conference për shtyp ku u shpall paketa e kësaj reforme.
Gjithashtu, të gjithë punëtorët do të marrin mbrojtje më të forta ligjore sipas srregullave të reja, ndërsa punonjësit me kohë të plotë do të jenë në gjendje të punojnë me orare fleksibël sipas kërkesës./albeu.com/