Liverpool dhe Newcastle kanë arritur të marrin nga tre pikë me rezultatin minimal 1-0.
Liverpool fitoi ndaj Burnley minimalisht me golin e Fabinho në minutën e 40-të të pjesës së parë. Nga ana tjetër Newcastle fitoi falë perlës së anësorit anglez, Trippier. Djaloshi shënoi nga një goditje dënimi ku portieri nuk kishte se çfarë të bënte.
Nga ana tjetër Tottenham ka zhgënjyer në shtëpi ndaj Wolves. ‘Ujqërit’ kanë fituar me rezultatin 0-2 ku shënues ishin Jimenez në minutën e 6-të dhe Dendoncker në minutën e 18-të.
Rënditja në tabelë pas këtyre rezultateve është si më poshtë:
Liverpool në vendin e dytë me 54 pikë
Newcastle në vendin e 17-të me 21 pikë
Tottenham në vendin e tetë me 36-të pikë./ h.ll/albeu.com
Shikoni golat e Wolves: goli 1 dhe goli 2