Bashkumi Europian duket se pavarësisht tensioneve mes Rusisë e Ukrainës, nuk do t’i mbyllë misionet diplomatike nga Kievi.
Deri më tani nuk ka dhënë asnjë urdhër për tërheqjen e përfaqësisë së tij nga Kievi.
Kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell në një deklaratë për mediat të bërë së fundmi ka theksuar se vendet e Bashkimit Evropian do të vazhdojnë të operojnë në mbështetje të qytetarëve dhe në bashkëpunim me autoritetet ukrainase
Borrell këtë deklaratë e ka bërë pas shqetësimit të shumë vendeve perëndimore dhe vendimit të tyre për të tërhequr personelin e tyre nga ambasadat në Ukrainë.
“Prania e punonjësve dhe alarmet e udhëtimit për evropianët përshtaten me rrethanat e sigurisë”, ka thënë Borrel./albeu.com/