Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja, ka publikuar një video mbi aferën e inceneratorëve, ku theksen se kjo është verë maja e ajsbergut.
Sipas tij, hetimet i kanë dhënë plotësisht të drejtë PD-së ku 17 procedura janë kryer brenda 24 orëve vetëm pët të miratuar koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.
Gjithashtu shton se keto lëvizje nuk mund të bëhen pa dijeninë e kryeministrit, Edi Rama.
Mesazhi i deputetit Gështenja:
430 milion euro është afera korruptive e inceneratorëve me dijeninë dhe mbështetjen e Edi Ramës.
Hetimet e para i dhanë të drejtë PD, por deri tani është zbuluar vetëm maja e ajsbergut.
17 procedura janë kryer brenda 24 orëve vetëm për të miratuar koncesionin për inceneratorin e Elbasanit. Këto procedura përfshijnë edhe Arben Ahmetajn , Damjan Gjiknurin, Ëngjëll Agaçin, e shumë zyrtarë të tjerë. Por natyrisht, asgjë nuk do të mund të ishte bërë pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës.
Shqipëria është sot vendi më i korruptuar i Europës.
Rama është i korruptuar.
Qeveria e tij është e korruptuar.
Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.
Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit! /albeu.com