Dhjetë shqiptarë janë vënë në pranga nga policia spanjolle të dyshuar si pjesë e një organizate kriminale që merrej me kultivimin dhe shitjen e marijuanës.
Mësohet se të arrestuarit janë të mashave 19 deri në 25 vjeç të cilët kishin ndërtuar disa “shtëpi bari”.
Policia ka bërë sekuestrimin e 6 parcelave dhe mbi 2 mijë rrënjë marijuane si dhe 4 mijë euro.
Ata janë vënë në dispozicion të gjykatave të ndryshme për krime kundër shëndetit publik dhe pjesë e një grupi kriminal, ndërsa 3 prej tyrë janë futur në burg. /albeu.com