4 futbollistë të PSG-së në dyshim për duelin ndaj Realit

PSG është duke hasur në disa probleme në skuadër, para ndeshjes së rëndësishme në shtëpi ndaj Real Madridit, në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve.

Ka mbetur më pak se një javë para se të zhvillohet derbi mes dy gjigantëve evropianë, derisa “Parisienët” mund të jenë pa katër yjet kryesorë.

Yjet si Sergio Ramos, Leandro Paredes, Ander Herrera dhe Angel di Maria raportohet të jenë në dyshime për ndeshjen e parë ndaj Realit.

Të katër lojtarët janë duke u shëruar nga lëndimet, por mund të mos shërohen para 15 shkurtit.

Ndërkohë, përpos tyre, në dyshime është edhe Neymar, por ky i fundit thuhet se do këtë disa minuta për të treguar kualitetin.

Përpos PSG-së, edhe te Real Madrid në dyshime është qendërsulmuesi Karim Benzema, që ende nuk është shëruar plotësisht nga lëndimi i fundit.


Shtuar 9.02.2022 18:45