Ambasadorja Kim pret në zyrë Gjekmarkajn, zbulohet motivi i takimit

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri Yuri Kim ka pritur në takim deputetin demokrat Agron Gjekmarkaj.

Kim shkruan në “Twitter” se e ka uruar për postin e tij të ri si nënkryetar Kuvendi.

“Kënaqësi që u takove me deputetin e PD-së Argon Gjekmarkaj sot. I uroj gjithë të mirat në përgjegjësitë e reja drejtuese si nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe presim një bashkëpunim të fortë me SHBA”, shkruan Kim./albeu.com

 


Shtuar 9.02.2022 18:31