I bëri të gjithë kurioz, zbulohet me kë shkëmbente mesazhe Beatrix gjatë gjithë spektaklit (FOTO LAJM)

Prej dy Prime-ve në “Big Brother VIP”, Beatrix Ramosaj ka qenë e pranishme. Mbrëmjen e djeshme u diskutua shumë përballja e saj me Semin për herë të parë pas daljes, por edhe fakti që herë pas here ajo ndodhej me sytë në celularin e saj duke shkruar.

Te gjithë u bënë kurioz se më kë shkëmben mesazhe Beatrix në atë moment dhe këngëtarja ka zbuluar vetë.

Me një postim në llogarinë e saj, Beatrix ka treguar se çfarë mesazhi i ka dërguar Albani gjatë spektaklit të djeshëm.

“Vriti me butësi”, shkruhet tek mesazhi i tij.

“Ai është shoku im më i mirë përgjithmonë. Është gjysma ime më e mirë, më bën më të fortë, më shtyn të jem versioni më i mirë i vetes. Nuk e di ku do të isha pa ty. Ai më ka ndihmuar të shoh përtej errësirës, gjithmonë duke më udhëhequr se ku kam nevojë të jem dhe jam përherë falenderuese që e kam në jetën time. Nuk ka fjalë që mund ta përshkruaj dashurinë që ndajmë. Jam shumë falenderuese për ty”, ka shkruar Beatrix në dedikimin e ndjerë ndaj të vëllait, Albanit, i cili e ka mbështetur në çdo moment./albeu.com/


Shtuar 9.02.2022 15:24