Shumë persona pasi kalojnë Covid pësojnë rënie të flokut.
Kjo është një ndër ato pasoja afatgjata, pra rënia e flokëve, qerpikëve, por edhe rritja e dobët e mjekrës.
Hulumtimet mbi pacientët e shtruar në spital kanë treguar se ky është një efekt anësor mjaft i zakonshëm dhe disa e luftojnë atë edhe disa muaj pasi daljes nga spitali për trajtim në shtëpi.
Në Institutin e Trikologjisë (degë e dermatologjisë që studion strukturën dhe sëmundjet e flokëve) në Britaninë e Madhe, deri në 79 për qind e pacientëve raportuan rënie të shtuar të flokëve pas shërimit nga coronavirusi.
Ekspertët besojnë se coronavirusi nuk ndikon drejtpërdrejt në rënien e flokëve.
Rënia e flokëve pas infeksionit me coronavirus ndodh për shkak të infeksionit tepër aktiv në trup.
“Inflamacioni, jo vetë virusi, shkakton ndryshime në flokë, pasi kimikatet e trupit bashkohen për të luftuar infeksionin, kështu që mund të ndodhë lehtësisht rënia e parakohshme dhe e tepruar e flokëve, “, shpjegon doktor Alexis Young, dermatolog në Qendrën Mjekësore në Universitetin Hackensack.
Ai shton gjithashtu se rënia e flokëve pas çdo periudhe stresuese është e zakonshme, qoftë kjo një ngjarje e lumtur siç është lindja e një fëmije apo një ngjarje stresuese siç është një operacion i madh.
Kur ndodh rënia e flokëve?
Si rregull, flokët fillojnë të bien dy deri në tre muaj pas infeksionit fillestar me coronavirus ose 50 deri në 60 ditë pas diagnozës.
Është e vështirë të thuhet se sa mund të zgjasë, pasi ndryshon nga personi në person, theksojnë ekspertët. Megjithatë, ata vunë re se rënia e flokëve mund të zgjasë deri në 18 muaj pas sëmundjes.
Lajmi i mirë është se flokët mund të rriten plotësisht, pa asnjë ndihmë apo trajtim.
Çfarë duhet bërë në një situatë të tillë?
Sigurisht, një dietë e shëndetshme dhe marrja e duhur e vitaminave mund të jetë e rëndësishme për rikuperimin e flokëve, por në radhë të parë duhet shmangur sa më shumë stresi.
Ekspertët theksojnë se nuk ka asnjë provë që vitamina e njohur B do të ndihmojë flokët të rriten më shpejt, por vini re se ajo ka rezultuar e dobishme dhe mund të gjendet në mish, peshk, arra dhe perime si patatet e ëmbla dhe spinaqi, shkruan Yahoo.