Arrestimi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në sallën e gjyqit për gazetarin Artan Hoxha ishte një cirk, për ta bërë atë kokë turku. Nëse do të provoheshin të gjitha akuzat ndaj Tahirit, sipas gazetarit do të rrëzohej e gjithë qeveria.
“Që është kokë turku se them vetëm unë, janë juristë dhe njerëz publike që e thonë. Kur njerëzit e kishin harruar Tahirin ai u dënua. Është dënuar me vendim të formës së prerë. Ai u akuzua për akuza shumë të rënda se nëse do provoheshin do të rrëzonin qeverinë. Pjesëmarrje në roganizatë kriminale, trafik narkotikësh… Kur u dha vendimi herën e parë ishte i njëjti me tani por dënimi do ekzekutohej me kusht”.
Hoxha evidenton një detaj. Ai tha se në të gjitha senancat për Tahirin edhe kur ishin në masa të shtrënguara për shkak të COVID, sallën e gjyqit kanë qenë përfaqësues të ambasadës së SHBA.
“Ambasadori Lu ka dhënë jemi të shkurajuar nga ky dënim kur është dhënë dënimi i parë për Tahirin. Pasi u dha vendimi të premten reagimi i parë ishte i Kim e cila deklaroi të kundërtën këtë radhë. Ajo tha se nuk ka më pandëshkueshmëri. Parë në këtë kuptim qoftë nga një element shumë mi veçantë, në procesin ndaj Tahirit edhe kur gjykata ka qenë e bllokuar për shkak të covid në sallën e gjyqit kanë qenë 2 përfaqësues të ambasadës amerikane”.
Dënimi i Tahirit sipas Hoxhës është një trofe për Reformën në Drejtësi.
“Ky është vendimi deri tani i dënimit të më të rëndë të një pushtetari . Lefter Koka është ende në hetim ky është vendim i formës së prerë. Duke njohur dosjen, sulmet ndaj Tahirit, unë e kam parë dosjen, ajo është ku thërret qameti. Dosja është e njëjta. E njëjta akuzë nuk ka asgjë të re. Ajo që kërkojmë ne, ne kërkonim një dënim që të ndëshkonte atë që ndodhi, ndërkohë kemi dënim që përjashton atë që ndodhi por kemi një dënim për një trofe të reformës në drejtësi, sepse është zyrtari i parë i dënuar nga organet e reja të drejtësisë”.