Presidenti i Republikës Ilir Meta mori dhuratë një shall të personalizuar të klubit të famshëm skocez Celtic, tifoz i të cilit është edhe vetë kreu i shtetit.
Shalli iu soll nga ish-kapiteni i kombëtares sonë Rudi Vata.
Kreu i shtetit u shpreh shumë i lumtur nga vizita e papritur ish-futbollistit shkodran, i cili ka luajtur gjatë karrierës për Celtic.
Meta u shfaq gjithashtu shumë i gëzuar për fitoren e skuadrës së zemrës në derbin me Glasgoë Rangers 3-0, takim i zhvilluar para 5 ditësh.
POSTIMI I ILIR METËS:
Shumë i lumtur nga vizita surprizë që më bëri sot legjenda e Ekipit Kombëtar dhe #CelticFC, Rudi Vata.
Më zbukuroi edhe më shumë ditën, me dhuratën e veçantë që më solli me rastin e fitores së derbit #CELRAN dhe ngjitjes në vend të parë, një shall të personalizuar me simbolet e skuadrës tonë të zemrës.
Faleminderit Ricit, mikut tonë për këtë dhuratë!
TË PARËT GJITHMONË!
HAIL HAIL!/albeu.com/