Tahiri në burg, gazetarja: E paç këmbën e mbarë për të gjithë shokët e tu

Ditën e djeshme, Apeli i GJKKO ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Reagimet pas arrestimit të Tahirit kanë qenë të shumta, mes tyre edhe të gazetarëve. Ndër ta ka qenë dhe gazetarja Ambrozia Meta e cila shprehet se arrestimi tij ka qenë një mesazh për ministrat socialistë, se nuk janë të plotfuqishëm.

Ajo më tej shkruan se shpreson që Tahiri ta ketë këmbën e mbarë dhe t’i marrë të gjithë me vete.

“Kam parë tek ai, shikimin e gjithë ministrave socialistë që mendojnë se janë të plotfuqishëm. E paç këmbën e mbarë për gjithë shokët e tu”, shkruan ndër të tjera ajo./albeu.com


Shtuar 5.02.2022 13:25