Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas vendosjes së luleve mbi varrin e Goce Dellçevit me rastin e 150 vjetorit të lindjes së tij, theksoi se VMRO-DPMNE-ja sot në Kuvendin e Maqedonisë do të dorëzojë deklaratë me të cilën, siç tha, duan të marrin mbështetje nga të gjitha partitë politike, parlamentare dhe joparlamentare, për të forcuar themelet për karakterin dhe veprën e Goce Dellçevit.
“Unë pres që të gjitha partitë politike, qofshin ato parlamentare apo jashtë parlamentit, ta mbështesin deklaratën”, tha Mickoski, i cili nuk deshi të japë më shumë detaje për përmbajtjen e deklaratës dhe paralajmëroi konferencë të posaçme për media për këtë temë në Kuvend.
Vlerësojmë, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, se duhet ta shënojmë këtë ditë dhe të gjithë ata që thonë se luftojnë për identitetin maqedonas duhet sot ta mbështesin pa kushte këtë deklaratë./alsat