Partia Demokratike e Shqipërisë mbledh sot në orën 19:00 Kryesinë e kësaj force politike.
Mbledhja vjen pas përzgjedhjes së kandidatëve për ktyetarë në gjashtë Bashkitë e vendit, ku do të garohet në zgjedhjet e pjesshme lokale.
Kryesia pritet të aprovojë kandidaturat e përzgjedhura me anë të votimit një anëtarë një votë.
Zgjedhjet lokale do të mbahen në Bashkitë e Durrësit, Shkodrës, Rrogozhinës, Lushnjës, Vorës e Dibrës.
Në këto zgjedhje të pjesshme lokale pritet të marrin pjesë të gjitha forcat kryesore politike në vend./albeu.com/