Mediat franceze: Ardhja e Zidane te PSG do të sillte edhe 2 afrime të mëdha

Në mediat sportive franceze janë të sigurta se Zidane do të jetë tekniku i ri i PSG-së për sezonin e ardhshëm.

Puna e Pochettinos nuk po kënaq drejtuesit e klubit dhe thuhet se Zidanë është kontaktuar për të marrë frerët e ekipit. Me një largim të mundshëm të Mbappe në drejtim të Real Madrid, mediat franceze thonë se Zidanë ka planifikuar dy goditje në merkato për të sjellë në Paris.

Bëhet fjalë për Cristiano Ronaldon dhe Paul Pogba. Me CR7, Zidane ka raporte të mira ku së bashku te Real Madrid fituan shumë trofe.

Nga ana tjetër bindja e Pogba cilësohet si jo e vështirë pasi të dy francezët kuptohen mirë bashkë dhe mesfushori do të kishte dëshirë të stërvitej nga legjenda franceze./ h.ll/albeu.com


Shtuar 2.02.2022 21:36