Ilaçet natyrale janë shpeshherë opsion më i mirë sesa zgjidhjet konvencionale.
Mënyra më e mirë për t’i shmangur efektet anësore të ilaçeve natyrale është duke e gjetur kombinimin më të shëndetshëm të përbërësve që ju kryejnë punë, transmeton Telegrafi.
Të lidhura
None found
Nëse keni probleme me gëlbazë dhe dëshironi t’i pastroni mushkëritë, atëherë ju sjellim një recetë e cila është e sigurt për fëmijët dhe për të rriturit.
Mbani mend, receta origjinale përdor karota të freskëta sepse ato ofrojnë përfitime maksimale.
Çfarë i bën karotat të veçanta?
– Ato e forcojnë sistemin e imunitetit
– E përmirësojnë shëndetin kardiovaskular
– E ulin yndyrën në gjak
– I trajtojnë problemet e lëkurës
– Janë detoksikim i mirë
– Burim i mahnitshëm i kalciumit, i cili nevojitet për tretje të mirë
Sidoqoftë, kjo është receta magjike:
Përbërësit:
– Gjysmë kilogrami karota
– 3 deri 4 lugë gjelle mjaltë organike
– Ujë
Përgatitja:
Qëroni dhe pastroni karotat. Vendosni në një tigan me ujë dhe vendosni të nxehen. I nxehni derisa të zbuten.
Ujin e tiganit ku janë nxehë karotat e ruani anash, ndërkaq karotat i bëni pure.
Mjaltën e shtoni në ujin ku i keni gatuar karotat, dhe pastaj e shtoni në purenë e karotës.
Produktin e fituar e konsumoni para shujtave.
VËREJTJE: Para se të provoni çfarëdo ilaçi të mjekësisë alternative, fillimisht rekomandohet të konsultoheni me doktorin.
