Pjesë e grupeve kriminale, reagimi befasues i konkurrentes së “Përputhen” për të shkuarën e errët (FOTO LAJM)

Hyri pak ditë më parë në “Përputhen” si motra e Rrushes, por Laureta Zyba, u bë për pak ditë kryefjala e medieve.

E shkuara e errët e konkurrentes doli shumë shpejt në pah. Është bërë e ditur se Zyba ka qenë e arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, me dyshimin se kishte bashkëpunuar me tre shtetas të huaj, të dyshuar për vrasje të kryera jashtë vendit.

Sipas “Indeksonline”, ajo është dyshuar gjithashtu për prostitucion, duke bashkëpunuar me grupe kriminale të Malit të Zi.

Lidhur me të gjitha shkrimet që janë bërë për të ditët e fundit, Laureta ka reaguar përmes një postimi në “Instastory”, shumë qetë dhe thjeshtë pas gjithë asaj zhurme.

“Paqe, Dashuri, shëndet në jetë kjo ka rëndësi se të kaluarën mbetet vetëm eksperiencë, ju rujt Zoti”, shkruan motra e Rrushes në postimin e saj.