Përgjysmohen rastet e reja me Covid-19 në Kosovë, sot 3 vdekje

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 1.593 raste të reja me Covid-19 dhe 3 vdekje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 2.433 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 168.715. Në total numri i rasteve aktive është 34.208.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 943 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.777.085 doza të vaksinës. Deri më sot 805.226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 31.01.2022 15:04