Kandidatët e Berishës për 6 marsin, Balla nuk i llogarit: Produktet e non gratave janë non grata

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është pyetur nga gazetarët se çfarë mendon për kandidatët e Berishës që u përcaktuan në primaret e ditës së djeshme, për zgjedhjet e 6 marsit dhe nëse PS i sheh si kundërshtarë.

Balla u shpreh e se produktet e “non gratave” janë “non grata”.

“Këtu do të përgjigjem personalisht, jo si kreu i kreu i grupit përlametar të PS-së. Non grata mbetet non grata dhe produktet që vijnë prej non gratave janë non grata”, tha Balla.

Ai u zgjatja e organeve të vettingut, Balla e konsideroi këtë një domosdoshmëri që nuk ka lidhje me aspektin politik.

“Unë mendoj se zgjatja e mandatit të organeve të vettingut nuk është çështje e bindjeve politike por për çuarjen përpara të reformës në drejtësi. Pa vettingun nuk do kishim një drejtësi të pastruar nga disa elementë. Ne kemi thënë prej ditës së parë, iniciativa për shtyrjen e mandateve të organeve të vettingut nuk është domosdoshmëri e PS por për të çuar përpara këtë proces”, deklaroi Balla.

Balla ceku edhe disa nga projektligjet që do të kalojnë në kuvend nga paketa kundër pastrimit të parave, implementimi i marrëveshjeve të Ballkanit të Hapur dhe një platormë të përbashkët me Greqinë në fushën e sigurisë. Një tjetër pikë ishte edhe ajo për aderimin e Shqipërisë në konventën për ndëshkimin e atyre që bëjnë ngacmime seksuale.

“Paketa e intensifikimit në luftën kundër pastrimit të parave për shkak të detyrimeve që Shqipëria ka. Edhe projektligje që kanë të bëjnë me implementimin e marrëveshjeve të Ballkanit të Hapur. Mendoj që Shqipëria është ndër vendet më përfituese në kuadër të iniciativës Ballkani i Hapur. Do të vazhdojmë punën me miratimin e një sërë projektligjesh.

Natyrshëm do të votojmë në seancën plenare aderimin e Shqipërisë në konventën për ndëshkimin e atyre që bëjnë ngacmime seksuale në vendin punës. Kemi edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me vendet e rajonit. Kemi në axhendë një platformë të përbashkët me Greqinë”, tha ai./albeu.com


Shtuar 31.01.2022 11:35