Nga dashuria te paratë, si do t’i gjejë java e parë e shkurtit të gjitha shenjat e Horoskopit

Dashi

Qetësia do mbizotërojë gjate kësaj jave ne jetën tuaj. Ambienti në çift do jetë i ngrohtë dhe nuk do keni për çfarë të qaheni. Do e mbështesni njëri-tjetrin për gjithçka. Ju beqarët do mbështeteni nga Venusi dhe do kenë surpriza mjaft të këndshme. Ka shumë gjasa që jeta juaj sentimentale të ndryshoje njëherë e përgjithmonë. Nga ana tjetër me financat do keni probleme të vogla. Mos shpenzoni pa menduar më parë sa e kenë buxhetin sepse pamaturia mund t’iu sjelle probleme të mëdha. Shëndeti do jetë i mirë vetëm nëse ju nuk e teproni me ushqimin kalorik apo me ëmbëlsirat. Në jetën profesionale do i arrini objektivat dhe do merrni vendime të rëndësishme.

Demi

Mësoni të jeni të duruar dhe të keni më shumë besim tek vetja këtë javë. Për ju që jeni në një lidhje kjo ka për të qenë një periudhë e qëndrueshme dhe pa probleme serioze. Do i zgjidhni me qetësi edhe disa hatërmbetje të vjetra dhe do e pranoni se keni bërë gabime edhe ju. Nëse jeni beqarë do keni një javë të mbushur me takime shumë të bukura, të cilat do ua ndryshojnë jetën njëherë e mirë. Në planin financiar nuk do jeni të rrezikuar, megjithatë mirë është që të bëni llogari para se të shpenzoni. Shëndeti nuk do jete aspak i keq, përkundrazi do jeni më të qetë edhe nga nervat dhe do ndiheni më energjike. Sektori profesional do iu japë kënaqësi akoma më të mëdha sepse do përmbyllen me sukses edhe disa çështje të hershme.

Binjakët

Këtë javë do konkretizohen disa nga ëndrrat tuaja më të mëdha. Nëse jeni në një lidhje do i shprehni pafund ndjenjat dhe do arrini ta përmirësoni marrëdhënien që keni krijuar. Imagjinata nuk do ju mungojë asnjë ditë. Ju beqarët do jeni të parrezistueshem dhe do merrni propozime shumë interesante. Në vend që të mendoheni gjatë, më mirë të japin menjëherë përgjigje. Në planin financiar do i bëni me shumë kujdes llogaritë dhe nuk do hasni probleme. Edhe ju që keni pasur vështirësi së fundmi do filloni të ringrihen fale ndihmës së të afërmve. Shëndeti mund të ketë probleme nëse nuk bëni shumë kujdes. Në pune komunikimi, këmbëngulja dhe largpamësia do ju bëjë të arrini ato që doni.

Gaforrja

Ka ardhur koha t’u shkoni gjërave deri në fund këtë javë dhe të mos keni aspak frikë. problemet e së shkuarës mundohuni t’i lini pas krahëve. Ju që jeni në një lidhje duhet të përgatiteni për kënaqësi pa fund. Marsi do iu mbështesë gjatë gjithë kohës dhe do jeni shumë sensualë. Ndonjë ditë mund të përjetoni edhe net plot pasion. Ju beqarët do i shtoni aventurat e dashurisë. Sharmi dhe bukuria juaj do tërheqë vëmendjen e të gjithëve. Nuk do kujdeseni fare për buxhetin këtë javë, por gjithsesi planetët nuk do iu lënë në baltë. Me shëndetin nuk do keni probleme. Edhe nëse vuani prej kohësh nga diçka do keni përmirësime të dukshme. Në punë do jeni të vendosur t’iu shkoni gjërave deri në fund dhe do ia dilni mbanë. Bravo për guximin.

Luani

Mërkuri do ketë ndikimin më të madh këtë javë dhe do jeni më të ndërgjegjshëm për të komunikuar e për t’u shprehur. Planetët do iu shtyjnë t’i jepni më shumë ngjyra jetës suaj në çift. Në ndonjë moment mund të ketë edhe debate të vogla, por që do kalojnë pa u kuptuar shumë. Ju beqarët do udhëhiqeni nga një energji shumë e madhe dhe nga pasioni. Do dashuroni në çmenduri sepse do gjeni edhe personin e duhur. Në planin financiar reagoni mirë para se të veproni sepse situata nuk paraqitet shumë e favorshme. Në përgjithësi shëndeti do jetë i mirë. Kujdes duhet të bëni vetëm me ushqimin e tepruar. Ruajeni veten edhe nga infeksionet. Në punë do merrni shumë kënaqësi dhe ato që prisnit do iu realizohen.

Virgjëresha

Të mbështetur nga Venusi dhe Marsi do kaloni një javë të mbushur me pasion. Monotonia nuk do ketë më vend në jetën tuaj në çift. Shprehini edhe më tepër ndjenja dhe mundohuni të largoni idetë e këqija. Për ju beqarët priten aventura të reja. Të pushtuar nga euforia nuk do dini se ku të ndaleni. Kujdes sepse mund të lëndoheni vetë. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, por gjithsesi nëse bëni pak kujdes me shpenzimet situata do jetë e mirë. Shëndeti do ketë disa probleme të vogla, por që lidhen përgjithësisht me gripin e stinës. Mundohuni të kujdeseni pak më shumë. Jeta profesionale do jetë e qëndrueshme dhe do mund ta konsolidoni më tepër pozicionin tuaj.

Peshorja

Mos u tregoni aspak të paduruar këtë javë nëse nuk doni të keni probleme serioze. Sa më realistë që të jeni aq më mirë. Jeta juaj në çift nuk do ketë ndryshime rrënjësore. Mundohuni të mos e provokoni dhe të mos e acaroni për çdo gjë atë që keni në krah sepse vetëm kjo mund të sjelle probleme. Ju beqarët do keni një jave të qetë dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Duhet të tregoheni edhe pak më të duruar dhe ndryshimet e mëdha do vijnë vete. Ndikimi i Mërkurit tek financat do jetë thikë me dy presa. Bëni llogari para se të kryeni çdo shpenzim. Shëndeti do jetë shumë i mirë. Nuk do ju mungojë për asnjë moment dinamizmi dhe energjia. Jeta profesionale do jetë prioritet absolut. Vërtet mund të lodheni pak, por do keni arritje të garantuara.

Akrepi

Këtë javë do ndiheni më të pavarura dhe do bëni gjithçka që do dëshironi. Të gjitha ëndrrat do mund t’iu realizohen. Për ju të dashuruarit do jetë një periudhë shumë më romantike nga sa ju e mendonit. Si ju ashtu edhe partneri do i shtoni dozat e imagjinatës dhe do përjetoni kënaqësi të paimagjinueshme. E enjtja dhe e shtuna do jenë ditët më me fat. Ju beqarët do lodheni pak duke e kërkuar dashurinë, por kur ta gjeni emocionet do jenë të jashtëzakonshme. Venusi do jete planeti që do ju mbështesë gjithë kohës. Sektori i financave do jetë goxha i mirë, kështu që mund të përfitoni për të bere edhe disa investime afatgjata. Mbrojtja juaj imunitare do jetë goxha e mirë gjithashtu. Aktiviteti fizik do ju bëjë të jeni edhe më në formë. Në punë mund të nisni projektet e reja sepse kjo javë do jetë e begatë dhe me fat.

Shigjetari

Këtë javë duhet të tregoheni shumë më të kujdesshëm për shëndetin. Mund të keni probleme nervore dhe probleme me stomakun. Ata që janë në një lidhje duhet t’i shprehin sa më shumë ndjenjat dhe kanë për të pasur një javë shume te kënaqshme. Beqarëve nuk do ju mungojnë aspak mundësitë për të realizuar takime te veçanta sidomos ditën e mërkurë dhe te shtunë. Mirë është që t’i kushtojnë pak më tepër rëndësi paraqitjes. Financat do jenë të turbullta në çdo moment dhe nuk do dini çfarë të bëni për ta ndryshuar situatën. Në rastin më të keq kërkoni hua nga të afërmit. Gjendja shëndetësore siç e thamë nuk do jetë e mirë. Në punë tregohuni me autoritarë atje ku ju takon dhe zgjidhini me diplomaci të gjitha problemet që do ju dalin. Kujdes nga intrigat e disa mive të supozuar.

Bricjapi

Sado të mundoheni të ruani klimën e ngrohtë, këtë javë nuk do mundeni. Për ju që keni një lidhje gjërat nuk do ecin si duhet. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin dhe mund të mendoni edhe t’i jepni fund gjithçkaje njëherë e përgjithmonë. Ju beqarët nga ana tjetër do realizoni një takim të jashtëzakonshëm, i cila shumë shpejt do ua ndryshojë jetën. Asgjë nuk ka për të qenë më si më parë, por çdo gjë do jetë më e bukur. Financat herë pas here mund të kenë edhe disa tronditje të vogla, por asgjë për t’u alarmuar nëse merrni masa. Shëndeti do jetë i mirë edhe nëse sapo keni kryer një ndërhyrje kirurgjikale. Do rikuperohen shpejt. Në punë përqendrohuni tek objektivi kryesor dhe keni për t’ia dalë.

Ujori

Asnjë fushë nuk do kalojë krizë këtë javë, përkundrazi optimizmi do mbizotërojë. Për ju të dashuruarit do jetë periudhë e begatë dhe e mbushur me emocione. Pranë partnerit do ndiheni më mirë se asnjëherë më parë. Ju beqarëve do ju plotësohen ëndrrat më të bukura dhe e gjithë jeta do ju marrë një tjetër rrjedhë. Për asnjë moment nuk do ndihen vetëm dhe zemra do iu përmbushet. Në planin financiar do iu gjeni shpejt zgjidhje problemeve dhe do jeni më të qetë. Edhe shëndeti do jetë i qëndrueshëm dhe nuk do keni shqetësime. Në punë do jeni të kujdesshëm, diplomatë dhe gati për të provuar edhe sfida të reja. Më të privilegjuarit do jeni nëse punoni në aktivitete private.

Peshqit

Planetët që në përgjithësi ju kanë nxitur të jeni luftarakë dhe të kundërshtoni, këtë javë do ju nxitin të jeni më të qetë dhe të kërkoni përherë paqen. Juve që jeni në një lidhje do i merrni gjërat më seriozisht dhe do e konsolidoni marrëdhënien me partnerin. Do kaloni vetëm momente të këndshme. Ju beqarët do keni flirtime, joshje dhe dashuriçka kalimtare. Ende nuk do ketë ardhur koha për të filluar lidhje të qëndrueshme. Në planin financiar mos luani shumë me zjarrin, por hidheni çdo hap të mirëmenduar. Shëndeti mund të ketë disa probleme të vogla ditët e para. Mund të keni rrufe, dhimbje koke ose fyti, por pas të mërkurës do ndiheni më të qetë. Në punë do iu jepen detyra të reja që do kërkojnë më shumë maturi dhe përgjegjësi.


Shtuar 31.01.2022 09:46