2 390 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 brenda 24-orëve në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk ka asnjë të vdekur nga ky virus.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar për shërimin e 1 291 qytetarëve. Ndërsa numri i rasteve aktive me Covid-19 ka shkuar në 35 051.
Njoftimi i plotë i MSH-së:
30 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.556 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.776.133 doza të vaksinës.
Deri më sot 805.086 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 77.437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 10.336 testime, 2.390 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 1.291 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 166.282.
Në total numri i rasteve aktive është 35.051./albeu.com/