Gjuha shqipe nuk zbatohet edhe në Institucione të drejtuara nga kuadro shqiptarë

Ligji i gjuhëve që rregullon gjuhën shqipe si zyrtare nuk zbatohet madje as tek disa ministri me të cilat drejtojnë ministra shqiptarë.

Inspektorati për Zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve ka konstatuar mosrespektim të këtij edhe tre vjet pas hyrjes në fuqi. Nga 19 inspektime të realizuara, janë regjistruar së paku 13 raste kur Institucionet nuk e zbatojnë ligjin për gjuhët.

Të lidhura

None found

“Aktvendimet që janë miratuar me vërejtje janë: Ministria e Arsimit dhe shkencës, Ministria e Bujqësisë, Ministria e Punëve dhe Politikës Sociale, Ministria e Vetëqeverisje Lokale, Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor dhe Ujësjellës dhe Kanalizime-Shkup. Kemi pasur një ankesë në Kumanovë dhe një në Komunën e Bërvenicës”, deklaroi për Alsat, drejtori i Inspektoratit të Gjuhëve Fatmir Iseni.

Sipas tij, shumica e institucioneve të mësipërme arsyetohen me mungesën e përkthyesve, por sipas tij këto institucione kanë mundur të zgjidhin këtë problem përmes sistematizimit. Sipas informacioneve të Alsat, Ligji nuk gjen zbatimin e duhur edhe në organet e drejtësisë, sidomos në prokurori.

Numri i inspektorëve që janë në dispozicion për të monitoruar të gjitha institucionet në vend është i vogël. Në bazë të sistematizimit vetëm në kryeqytet janë paraparë 32 inspektorë, por Inspektorati akoma nuk ka marrë dritë jeshile nga Ministria e Financave. Për momentin me licencë janë të pajisur 3 inspektorë, ndërsa edhe 5 të tjerë pritet të pajisen në muajin maj.

Sipas Ligjit për përdorimin e gjuhëve, në çdo institucion qytetarët kanë të drejtë që dokumentet t’i kërkojnë edhe në gjuhën shqipe, ndërsa në rast se kjo nuk ju mundësohet, rastin mund ta paraqesin në zyrat e Inspektoratit ose ne faqen zyrtare të këtij institucioni./Alsat.mk


Shtuar më 30.01.2022 11:56

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetjojobetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izleJojobetJojobet GirişJojobet GüncelJojobet Güncel Giriş