“Jemi 200 vjet mbrapa dhe 50 vjet anash” Korreshi: Këtu nxënësi më i mirë do të bëhet sekretar i dikujt që e ka blerë diplomën

Deputeti demokrat Saimir Korreshi edhe këtë herë në sallën e Kuvendit ka goditur me fjalët e tij. Ai është ndalur tek arsimi i lartë në Shqipëri, ku shprehu shqetësimin se nuk kanë ngrohje në shkolla.

Përveç kësaj, Korreshi tha se nuk ka jepen bursa dhe se studenti më i mirë përfundon dhe bëhet sekretar i dikujt që e ka blerë diplomën me lekë.

“Sot studentët shqiptar ngordhin së ftohti, ne s’kemi biblioteka, ne s’kemi asgjë. Ju nuk paguani dot ata punonjësit, ata patronazhistët dhe keni kërkuar të merrni borxhe, por që të thoni që merrni borxh për serinë e 4 të telenovelës, dalë bëj njëherë të tretën. Pse sot janë auditorët bosh, sepse Shqipëria nuk ofron asgjë për studentët, si ka mundësi të shkojë një njeri si unë nga Lushnja në Itali dhe të marrë bursë falas. Shqipëria nuk ofron asgjë, një bursë 30 mijë lekë. Në Shqipëri nuk ha dot me dy mijë lekë një sufllaqe në tiranë. E kishte mirë kur thoshin jo që jemi 200 vjet mbrapa, por edhe 50 vjet anash. Në 2050 kur ju të arrini ti shlyeni të gjithë ata fëmijë do iu godasin pafund, këtu po nuk paste parti nuk fiton dot as punë. Këtu nxënësi më i mirë do bëhet sekretar i dikujt që ka blerë diplomë universiteti. Në shkollat e Lushnjës, kosto e rikonstruksionit kalon vlerën e ndërtimit. Shkollat e reja e kanë kaluara, hajde shikoni rezultonin, keni vënë ashensor 30 mijë euro, punon jo”, tha Korreshi./albeu.com


Shtuar 27.01.2022 16:59