Ditën e djeshme u bënë dy vite nga tragjedia që i mori jetën basketbollistit të njohur së bashku me vajzën e tij.
Për Kobe Bryant dhe vajzën Gianna është ngritur në statujë në vendin e rrëzimit të avionit, në Calabasas të Kalifornisë, ku bashkë me basketbollistin dhe vajzën e tij humbën jetë edhe 7 persona të tjerë.
Skulptori Dan Medina është ai i cili realizoi statujën ku portretizoi Kobe Brayan dhe vajzën e tij, Gianna.
Basketbollisti të veshur mban uniformën e “Lakers” ndërsa edhe goca e tij është e veshur me uniformë ndërsa në dorë mban edhe topin e basketbollit, teksa të dy shikojnë njëri-tjetrin me buzëqeshje.
Kobe Brayan do të udhëtonte me vajzën e tij për të marrë pjesë 13-vjeçarja në një turne për basketbollin e femrave.
Një udhëtim që nuk arriti kurrë në destinacion duke u shndërruar në një nga tragjeditë më të mëdha të ndodhura ndonjëherë.
Zyrtarët federalë të sigurisë së aviacionit më pas vunë në dukje gabimin e pilotit si shkakun e katastrofës./ h.ll/albeu.com