Një 45-vjeçar ka humbur jetën gjatë mbrëmjes së sotme në Tiranë, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende për t’u sqaruar.
Viktima është identifikuar si Ismet Habili, i cili u gjet pa shenja jete brenda automjetit të tij. Makina ku u konstatua trupi rezulton e regjistruar në emër të tij.
Të lidhura
None found
Fillimisht u raportua për një automjet të aksidentuar, ndërsa më pas hetimet morën një tjetër drejtim, pasi dyshohet se Habili është vrarë me armë zjarri. Ende nuk është përcaktuar nëse bëhet fjalë për vrasje apo vetërasje.
Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative të Policisë mbërriti njoftimi për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”.
Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje, ku brenda një automjeti tip “Volvo” gjetën shtetasin I. H. pa shenja jete.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për kryerjen e veprimeve procedurale dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





