Protesta lë 7 persona në urgjencë, mes tyre efektivë policie, protestues dhe qytetarë të rastit

Bilanci i raportuar deri në orën 21:00 të së martës tregon se shtatë persona janë paraqitur në urgjencë me dëmtime të marra gjatë protestës. Sipas të dhënave nga urgjenca e SUT dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, të lënduarit i përkasin forcave të rendit, protestuesve dhe kalimtarëve.

Përditësimi për personat e lënduar gjatë protestës, më 20.10.2026, ora 21:00, paraqitet si më poshtë:

Të lidhura

None found

Në urgjencën e SUT janë trajtuar katër kalimtarë. Njëri prej tyre ka deklaruar se është dëmtuar gjatë protestës së ditës së djeshme, ndërsa një tjetër është shtruar pas përfundimit të ekzaminimeve. Në të njëjtën urgjencë është paraqitur edhe një efektiv policie.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është trajtuar një protestuese, e cila u largua pasi mori mjekimin.


Shtuar më 20.10.2026 21:56