Berisha “u del krah” banorëve të 5 Majit: Të uleshin e të bisedonin me ta, por këta janë hajdutë e zullumqarë

Ish-kryeministri Berisha ka dalë në krëhë të banorëve të 5 Majit në Tiranë të cilët kanë dalë për të protestuar për banesat e tyre.

Berisha tha se qeveria duhet të kishte bërë një plan të mirëfilltë për shembjet dhe ndërtimet që do të bëhen aty dhe ta diskutonte këtë plan me banorët.

Berisha tha se urrejta dhe vjedhja që po bën Rama dhe qeveria e tij janë karakteristika të sistemit Kleptokratik.

“Do ulesh të bisedosh me ta. Do përcaktosh kushtet dhe do dëgjosh kushtet që kërkojnë ata. Qoftë ndërtues shtetëror apo privat je i detyruar të veprosh në atë mënyrë. Ligji duhet të ketë fuqi prapavepruese”, është shprehur Berisha./albeu.com/

Shtuar 27.01.2022 11:41